Konkurs për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore- bachelor në vitin akademik 2013/2014

Konkurs për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore- bachelor në vitin akademik 2013/2014

Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, shpall konkurs për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore- bachelor në vitin akademik 2013/2014 
Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2013-2014, do të regjistrojë 10108 studentë, prej të cilëve 6555 studentë të rregullt dhe 3553 studentë me korrespondencë.
Universiteti do të regjistrojë edhe 553 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 250 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.
Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët ,të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.
Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit, (njohja /nostrifikimi i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë).

Secili kandidat mund të konkurrojë vetëm në një fakultet, departament apo drejtim.



Skripta

Preeke katrorin me posht per ti shkarkuar