Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve:& Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

Njoftim !!

 Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve prej 02. 9. 2013 deri më 
06. 9. 2013, sipas këtij orari:   -  Admin: HANQ 
Fakulteti Filozofik më 02. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00 në Fakultetin Filozofik,
- Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 02. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00 në Fakultetin Filozofik
- Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore më 02. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në 
Amfiteatrin e Fizikës së FSHMN-së;
- Fakulteti i Filologjisë më 02. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e Fizikës së 
FSHMN-së;
- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Mjekësisë më 03. 9. 2013, prej orës 9:00 -15:00 në
Fakultetet teknike;
- Fakulteti Juridik Qendra në Prishtinë më 04. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e
Fakultetit Juridik;
- Fakulteti i Edukimit Qendra në Gjakovë, Fakulteti i Filologjisë Qendra në Gjakovë, dhe
Fakulteti i Mjekësisë Qendra në Gjakovë më 04. 9. 2013, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetin e Edukimit
në Gjakovë (të gjitha këto drejtime nga 1 tetori do të jenë në kuadër të Universitetit të Gjakovës).
- Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
në Mitrovicë më 04. 9. 2013, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetet përkatëse.
- Fakulteti Ekonomik Qendra në Prishtinë më 05. 9. 2013, prej orës 9:00 -15:00 në Amfiteatrin e
Fakultetit Ekonomik;
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj më 05. 9. 2013, prej orës 10:00 -14:00 në FSHTA
në Ferizaj
- Fakulteti i Edukimit Qendra në Prishtinë, Fakulteti i Arteve dhe Fakulteti i Shkencave Sportive
më 06. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë;
- Fakulteti Juridik Qendra në Gjilan, Fakulteti Ekonomik Qendra në Gjilan dhe Fakulteti i
Edukimit Qendra në Gjilan më 06. 9. 2013, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.


Njoftim !!  - Admin: HANQ
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e
pranuar që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.


Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për
dokumente personale.
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta, respektivisht 250 € për
studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe
shtypet nga Ueb faqja Universitetit të Prishtinës.

Skripta

Preeke katrorin me posht per ti shkarkuar